20-03-2025

Pranvera vjen të enjten, por temperaturat minimale zbresin deri në -8 °C – Moti për këtë javë

Pas masave të ftohta polare që sollën ulje të theksueshme të temperaturave si dhe reshje lokale shiu e bore në shkallë vendi, nga dita e mërkurë do të fillojë gradualisht të ketë përmirësim të motit por jo afatgjatë.

Megjithatë, për shkak të kthjellimeve gjatë netëve të ardhshme, masat e ftohta polare që kanë përfshirë vendin, do të sjellin acar të fortë në orët e mëngjesit të së mërkurës dhe së enjtes.

Pra, nga dita e mërkurë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe me ngritje graduale nga dita në ditë.

Gjithashtu, 20 marsi (e enjte) shënon zyrtarisht ditën e parë të pranverës.

Sa i përket fundjavës, pritet shtim i vranësirave dhe reshje lokale shiu, ndonëse temperaturat do të pësojnë ulje të lehtë, veçanërisht të dielën.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në fundjavë pritet lokalisht të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -8 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 19°C, MeteoKosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.