27-04-2024

Prej nesër Kosova rihap kufijtë tokësorë, për ata ajror vendoset në fund të javës tjetër

“Nesër hapen kufijtë tokësor por jo të gjithë. Pikat kufitare që do të hapen nesër janë pikat kufitare në Merdare, Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë dhe Jarinjë”, tha Vitia në një konferencë për media.

Ai shpjegoi se të gjithë ata që do të hyjnë në Kosovë obligohen që t’u nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësore të QKMF’ve të cilat ndodhen në pikat kufitare.

“Të gjithë personat që kanë test negativ jo më të vjetër se 4 ditë, nuk i nënshtrohen proceduarve të izolimit. Ndërkohë, ata që nuk e kanë një test të tillë, do të duhen të vetizolohen për 7 ditë”, ka thënë Vitia.

Ndërkohë, Vitia ka theksuar se për hapjen e kufijve ajror do të vendoset në fund të javës së ardhshme.

Asnjë koment

Comments are closed.