Prej sot, gastronomisë në Komunën e Prizrenit i lejohet puna deri në orën 22:00

Prej sot gastronomia dhe të gjithë operatorët ekonomik në komunën e Prizrenit, do të punojnë deri në orën 22:00, shkruan Gazeta e Prizrenit.

Zgjatja e orarit për dy orë, erdhi pasi Ministria e Shëndetësisë ka propozuar masat e reja për luftimin e koronavirusit.

Sipas vendimit të ri, në komunat me rrezik të ulët dhe të mesëm, operatorëve ekonomikë u lejohet puna deri në orën 22:00, ndërsa pas saj me shërbimin “merre me vete”.

Meqë, Prizreni konsiderohet ndër komunat me rrezikshmëri të ultë, po ashtu nuk do të ketë as pengesë për lëvizjen e qytetarëve./GazetaePrizrenit.net