Prej sot në grevë
Këshilli Organizativ i Protestës së Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka njoftuar se nga sot do të jenë grevë.
Greva mbahet për të kundërshtuar vendimin e ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar, që objekti i MKRS-së, t’i jepet Presidencës.
Zyrtari i lartë ligjor në MKRS, Bislim Bislimi ka njoftuar greva do të zgjasë deri në momentin kur të rivendoset kjo çështje nga Qeveria e Kosovës.
Sipas tij, lokacioni ku ndodhet kjo ndërtesë e pamundëson akomodimin e Presidencës, për çka shpenzimet që do të bëhen sipas tij janë keqpërdorim i parasë publike.
Këshilli Organizativ i Protestës në MKRS, po ashtu do të paraqesë kallëzim penal ndaj ministrit në detyrë të Administratës Publike, Mahir Yagcilar.
Ky i fundit të mërkurën mori vendim që në objektin e MKRS-së të zhvendoset Zyra e Presidencës.