Prej sot vapë, ja temperaturat
Nga sot i nxehti afrikan do të përfshijë vendin tonë. Mot i nxehtë, me vranësira dhe diell, do të mbajë edhe të premten me erë. Temperaturat maksimale 30 deri 33 gradë celsius.
Siç bën të ditur Prishtina Weather, të nxehtit afrikan i paralajmëruar për këtë javë, nga dita e nesërme do të fillojë të shtrihet mbi vendin tonë. Do të mbajë mot i nxehtë, tipik veror, me diell dhe vranësira, kryesisht të shtresave të larta.
“Të shtunën, kalimi i fushave ciklonike nga Italia përgjatë pjesëve veriore të rajonit sjellë një ulje të lehtë të temperaturave, por mbetet mot shumë i ngrohtë. Prej ditës së diel sërish mot i nxehtë dhe temperatura maksimale mbi 30C”, thekson PW.
“Nga dita e mërkurë fusha të presionit më të rritur do të shtrihen mbi rajon, të cilat sjellin mot stabil, me diell e herë-herë edhe me vranësira, por pa të reshura. Sipas parashikimeve të fundit, prej ditës së enjte një valë e të nxehtit afrikan pritet të depërtojë mbi vendin tonë, që do të kushtëzojë mot të nxehtë, me temperatura maksimale edhe mbi 30C”, njofton PW.
“Ditëve në vijim nga shkretëtirat e Afrikës veriore, erëra të fuqishme do të sjellin mbi rajon edhe koncentrime më të larta të pluhurit Saharian. Kohë pas kohe vlerat e çastit të cilësisë së ajrit mund të rriten edhe në vlera të pashëndetshme. Indeksi i rrezeve ultravjollce do të jetë i lartë”, bën të ditur shërbimi i meteorologjisë.
14.05 – Kryesisht me vransira dhe nxehtë, e gjatë ditës edhe me erë. Mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.
15.05 – Nxehtë, intervale me diell dhe vransira. Ditën edhe me erë.
16.05-17.05 – Të shtunën shumë ngrohtë, me vransira dhe diell. Ditën e diel sërish nxehtë, me diell dhe vransira.
18.05 – Nxehtë, kryesisht me vransira dhe intervale me diell.
Temperaturat minimalet do të luhaten nga 13C deri në 15C, e maksimalet nga 30C deri 33C. Të shtunën temperatura maksimale pësojnë një rënie të lehtë deri në 27C.
Do të fryejë erë mesatare dhe e fuqishme kryesisht nga krahu jugor 5-16m/s, vende-vende me hove edhe mbi 18m/s.
Të shtunën përkohësisht do të fryejë erë mesatare nga verilindja 4-11m/s.
Shtypja atmosferike do të pësojë rënie përreth vlerave normale, e në fundjavë do të shënojë rritje, njofton Prishtina Weather.