20-04-2024

Kajtazi-Abazit: Skandal protesta e djeshme me 500 veta, n’kohën kur njerëzit s’po mund ta varrosin nënën e vet

Haki  Abazi, zëvëdëskryeministër në detyrë, ka folur rreth punës 100 ditëshe të Qeverisë Kurti. Gjithashtu në Debat Plus u fol edhe për parapërgatitjen e djeshme të protestës së aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në shesh të Prishtinës.

Derisa kjo “provë” siç edhe u quajt u kritikua mjaftë shumë, pasi që në kohën kur vet qeveria po bën thirrje të qëndrohet në shtëpi, e po merr masa ndaj atyre që nuk thyejnë rregullat, u panë një numër i madh pjesmarrësish, ani pse u tha se kanë mbajtur distancë sociale, transmeton Indeksonline.

 

Edhe vet Abazi nuk e mohoi se përmes kësaj proteste mund të rrezikohet jeta e qytetarit. Por, ashpër i reagoi gazetari Vehbi Kajtazi.

 

“Është një distancë që është mbajtur ditën e djeshme në shesh, njerëzit kanë qenë në kohën e tyre të lëvizjes.

Pamë protestën në Tel Aviv e njëjta në qytetet e tjera, s’po e mohoi se rrezikohet as shëndet i qytetarëve, VV vije si lëvizje politike që s’kish me preferu intervenimin e policëve ndaj qytetarëve.

Policia dhe hetuesit janë të obliguar me ndjek krimin dhe korrupsion. Ne e dimë çfarë shteti kemi, por s’mund t’i mbyllim sytë para një sistemi me ndalë progresin.

Unë s’i kam marr inicialet e as numrat e leternjoftimit të personave pjesmarrës në protestë”, tha ai.

Ndërsa, Kajtazi aksionin e djeshëm e quajti skandal.

“Është skandal protesta e djeshme me afro 500 veta e një familjar nuk mundet me varros nënën e vet”.

Edhe analisti Imer Mushkolaj po ashtu i reagoi Abazit për këtë protestë.

“Në mes të një demokracie të shëndetshme, në fuqi është ndalesa e lëvizjes për qytetarët. E kemi parë distancën, por ende ka rrezik. E dimë kush ka mujt me qenë në protestë. Është puna e policisë me ndërhy dhe si do të mund të zhvillohej situata, a do të mund të lejohej ky tubim me vet rregullat e qeverisë ku ndalohen tubimet publike.”./Indeksonline

Asnjë koment

Comments are closed.