23-04-2024

Koronavirusi:  Sot asnjë rast nga Prizeni, katër nga Rahoveci

Sot janë konfirmuar edhe 8 raste të reja me koronavirus në vend.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 927.

IKSHPK sot ka testuar 255 mostra, prej të cilave 8 kanë rezultuar positive, ndërsa pos Rahovecit, nga rajoni i Prizrenit nuk ka asnjë të infektuar, shkruan Gazeta e Prizrenit.

“ Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Rahovecit 4 raste (sipas vendbanimit: 4 raste Rahovec), komuna e Mitrovicës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Mitrovicë) dhe komuna e Vushtrrisë 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Vushtrri). ”, ka njoftuar IKSHPK. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.