Premtohet punësim më i madh të komunitetit rom në Polici
Përfaqësues nga radhët e partisë rome PREBK kanë mbajtur një takim informativ me përfaqësues të shoqërisë civile nga Prizreni dhe ministrit për Punë të Brendshme, Ekrem N.Mustafa.
Sipas radios në gjuhën rome “Romano Avazo” qëllimi i takimit ishte informimi rreth situatës së sigurisë të këtij komuniteti si dhe procesit të punësimit në mundësinë e rritjen e numrit të punësuarve nga komunitetit rom në organet e sigurisë kosovare.
“Kosovës është shteti demokratik ku duhet të respektohen të drejtat e barabarta të të gjitha komuniteteve. Treguesi më i mirë është dhe duhet të jetë kur ne me angazhimin tonë në forme afirmative i mundësojmë te rinjve rom-e , të cilët kanë kapacitet t’ua mundësojmë punësimin e tyre në polici. Kjo është përgjegjësia jonë dhe ajo gjithë një do te respektohet nga Ministria e Punëve të Brendshme”, citohet të ketë thënë ministri.
Përfaqësuesit nga shoqëria civile nga komuniteti rom, pas takimit janë më optimistë pasi morën premtimet nga ministri, që në të ardhmen të angazhohen rritjen e numrit të punësuarve nga radhët e komunitetit rom në Policinë kosovare.
Në konkursin e fundit të shpallur nga Policia e Kosovës, testin e kalueshmërisë nga komuniteti rom nuk ka arritur ta kalojë asnjë rom, mësohet nga ueb faqja e MPB- të Kosovës./GazetaePrizrenit.net /