Zhduket një vajzë në Prizren

Policia ka njoftuar se një person është zhdukur gjatë ditës së djeshme.

Bëhet fjalë për një vajzë nga Prizreni, të cilën babai e ka raportuar në polici si të zhdukur.

“Ankuesi ka raportuar se vajza e tij ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj”, thuhet në njoftim të policisë.