22-11-2024

President Vuçiç, mos harro vitin1999,  kur dhunshëm shpërngulet mbi 800 mijë shqiptarë nga Kosova

Shkruan: Qazim THAÇI

Tash,  kur në këto ditë tepër të nxehta gushti, është bërë temë edhe më nxehtë se koha, përfundimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë,të  thuash se kjo ka nxehur edhe kokat e  atyre  politikëbërësve që në Ballkanin  akoma të trazuar edhe  shpesh po duken qesharak.

Ajo, që në këtë fazës desha t’ia përkujtojë presidentit serb Vuçiç, është sarkazmi i tij, dhe padyshim edhe deklaratat e tija, sa i përket Kosovës të pamatura, që edhe po shkaktojë “tërmet” brenda  zhvillimeve politike.  Por, pikërisht në këtë fazë të zhvillimeve po dua të ia përkujtojë këtij presidenti pas reagimit që në shenjë të përvjetorit të njohur të “Oluja” në Kroaci  erdhën aeroplanët F- 16 izraelit, për të përshëndetur Kroacinë, ai i tërbuar  deklarohej “Nëse Hitleri ka synuar botën pa asnjë evrej. Kroacia, po synon botën pa asnjë serb”. Ky sarkazëm që në Ballkan mund të “hahet” disi,  nuk mund të “hahet” në botën demokratike.

Prandaj, e pyes presidentin serb Vuçiç”: A mund ta kujtoni vitin jo shumë të largët 1999, kur shteti yt, Serbia nën verbërinë e plotë  njerëzore  humane dëboi nga Kosova jo më pak se rreth 900 mijë kosovarë”?  Mendo se çfarë holokausti  të rendi të ri evropian bëri dikatori Milosheviq,  rrugën e të cilit po e ndiqini pa ndonjë  “devijim”sepse në gjakun e kombit tuaj është kalitur që moti projekti i Çubriloviqit.  Prandaj,mos u shqetësoni aq shumë nga një shtet që tashmë po hapëron bindshëm në Evropë.

Kroacia, në mënyrë të qetë e demokratike dhe me standarde të botës së civilizuar po inaugurohet tërësisht në BE, kurse juve po ju pengon edhe vizita e një shteti tjetër, qoftë edhe me aeroplan i bërë/ në një shtet tashmë të integruar në BE siq është Kroacia.

Presidenti Vuçiç atë frikë të vizitave hiqeni dhe kur jeni në stazat e fundit të dialogut me Kosovën, Vetëm për me pak arsye kujtoni  nënat shqiptare të dhunuara,  mijëra shtëpi të djegura, miliona libra të djegura si në kohën e Inkuziacionit, disa qindra kulte fetar të djegura si xhami, tyrbe e kulte tjera. Të vrarë qindra  fëmijë nën moshën pesë vjeçare e po ashtu qindra pleq mbi moshën 70 vjeçare e mijëra të tjerë vetëm pse ishin shqiptarë.

Kjo duhet  të ju  detyrojë të mendoni se serbët dhe shtetin tuaj Serbinë, që ishin ata që e kërkuan botën pa asnjë shqiptarë. Presidenti Vuçiç do të ishte shumë e ndershme që ato ndjenja të ndieme nga aeroplanët paqësor e urues Izraelit t’i shndërroni në ndjenjë  t’i kërkoni falje Kosovës, atë akuzë të ia bëni shtetit tuaj që ishte me synime përtej atyre të Hitlerit nazist. Presidentja kroate tashmë po bëhet ikonë e dashurisë njerëzore,  dhe deklaratat e tyre që krijuan holkaustin e ri evropian nuk do të ia prishin imazhin e asaj ikone të dashurinë e humanitetit njerëzor, Presdenti Vuçiç mos  harro se shteti yt ka marrë toka shqiptare sa ka dashur nga “Molla e kuqe” e deri në Merdare. Prandaj, mos e shih miqësinë si urrejtje, e urrejtjen si miqësi!

Asnjë koment

Comments are closed.