27-07-2024

Lumjanët kërkojnë mirëmbajtje e ndriçim të rrugëve, shtigje për këmbësorë dhe projekte të tjera

Kërkesat për furnizim me ujë cilësor, mirëmbajtja dhe ndriçimi i rrugëve, pastaj emërtimi i rrugëve dhe regjistrimi i shtëpive, shtigje për këmbësorë dhe biçikleta, si dhe disa projekte të tjera, ishin ndër kërkesat kryesore të banorëve  të rajonit të Lumës së Prizrenit, drejtuar zyrtarëve komunal të Prizrenit, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Komuna e Prizrenit ka nisur sot organizimin e turneut për dëgjimin publik me qytetarët, për të parë nga afër nevojat dhe kërkesat e tyre shërbimeve komunale. Takimi  i parë është mbajtur me banorët e Zhurit dhe anës së Vrrinit. Pos, kryetarit të Komunës, Mytaher Haskuka, në takim ishte pjesa më e madhe e drejtorëve të ekzekutivit lokal.

Në dëgjimin e parë publik ata kanë marrë një listë me kërkesa dhe sugjerime konkrete nga qytetarët. Haskuka ka shkruar një profilin zyrtar në ‘facebook”, se nevojat e banorëve të kësaj ane janë të paraqitura janë furnizimi më cilësor me ujë për lagjen “Gurishte”, mirëmbajtja dhe ndriçimi i rrugëve, caktimi i stacionit të autobusëve, një kopsht për fëmijë, pastaj emërtimi i rrugëve dhe regjistrimi i shtëpive, bibliotekë për shtëpinë e kulturës, rrugë për këmbësorë dhe biçikleta në vijën Vërmicë-Shkozë-Zhur.

“Po ashtu është paraqitur kërkesa për kanalizim për 55 shtëpi, organizim i manifestimit për diasporën, zhvillim të infrastrukturës turistike për malin Koretnik, subvencione për bileta për kategori në nevojë, zgjatja e orarit të udhëtimit përtej orës 19:30 në linjën për Zhur, zgjatja e orarit të ambulancës në Zhur dhe ofrimi i një shërbimi specialistik, më tepër prezencë të policisë, si dhe rregullimi i rrugës në lagjen “Qahaja”, ka shkruar ai.

Fotografia e Mytaher Haskuka

Haskuka ka deklaruar se shumica e kërkesave të banorëve të kësaj ane janë të realizueshme, pos atyre që nuk janë nën përgjegjësitë e komunës. “Komuna e Prizrenit, në suazat e mundësive buxhetore, do të mundohet të projektojë në buxhetin e vitit të ardhshëm sa më shumë prej këtyre projekteve në dobi të qytetarëve të kësaj ane”.

Zyrtarët lokal kanë deklaruar se pas të tëra dëgjimeve publike gjithandej komunës, do të bëhen të njohura edhe mundësitë e realizimeve të projekteve nga ana e komunës. /GazetaePrizrenit.net/

 

Asnjë koment

Comments are closed.