03-05-2024

20 mijë euro për ‘Dokufest’ nga Qeveria e Kosovës

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për të ndarë  20 mijë euro për festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar dhe të shkurtër ‘Dokufest’, që mbahet në Prizren.

Ky festival tashmë veç është duke u mbajtur, pasi ka filluar me 3 gusht dhe do të zgjasë deri më 11 gusht.

Në këtë edicion, të 17-tin po marrin pjesë rreth 200 njerëz të artit, ndërsa janë përzgjedhur 260 filma në gjashtë kategori garuese.

 

Asnjë koment

Comments are closed.