20-04-2024

Presidenti i Maqedonisë së Veriut uron në gjuhën shqipe Ditën e Alfabetit

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, ka zgjedhur gjuhën e dytë zyrtare të vendit të tij, gjuhën shqipe për të uruar shqiptarët për Ditën e Alfabetit.

 

“Gjuha dhe kultura janë themele të çdo populli dhe mohimi i tyre do të thotë përpjekje për të shkatërruar origjinën kombëtare. Në shekullin 21 përpjekjeve të tilla nuk u duhet hapur dera, në mënyrë që kurrë të mos triumfojnë mbi vlerat e vërteta”, ka thënë Stevo Pendarovski

 

Ai po ashtu ka thënë se të gjithë bashkëqytetarëve të mi shqiptarë ju uroj Ditën e Alfabetit/io

Lexo edhe:

Dita e alfabetit të gjuhës shqipe

Asnjë koment

Comments are closed.