Presidenti Joe Biden po bën presion të madh mbi Greqinë që ta njohë Kosovën, thotë mediumi serb
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po bën presion mbi qeverinë greke për njohjen e Kosovës, citon kështu mediumi serb Vesti online, i cili thirret në burime të tij diplomatike.
Ky medium shkruan se ‘’për Washingtonin është e rëndësishme që Athina ta njohë Pavarësinë e Kosovës përpara vazhdimit të dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel’’.
Zhvillimi i paraprin takimit të planifikuar në mes të qershorit, mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel.
Tutje shtohet se “Ideja është të ‘dobësohet’ pozicioni i Serbisë me “njohjen greke” dhe të tregohet që Pavarësia e Kosovës është punë e kryer.
Ekspertët paralajmërojnë gjithashtu se në rast se Greqia i nënshtrohet presionit të SHBA’ve dhe e njeh Kosovës, kjo do të nënkuptojë shkelje të marrëveshjes së Ëashingtonit, pas së cilës Serbia mund dhe duhet të llojë fushatën e çnjohjeve”, thuhet në artikullin e mediumit.
Siç përvijëzon tutje artikulli, Biden po bën presion ekonomik mbi Greqinë. Në këtë artikull të tyre thuhet gjithashtu se Amerika po i kuzhtëzn grekët me ndihmë nanciare, investime, hua të reja dhe riprogramimin e huave të vjetra.
Gjithashtu, në këtë shkrim të tyre thuhet se nëse Greqia e njeh Kosovën atëherë ka të ngjarë që Spanja, Rumania, Qipro dhe Sllovakia do të ndjekin shembullin e njëjtë.