27-11-2024

Presidenti Thaçi i tregon Sveçlës ku është me lokacion

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi i ka treguar vendndodhjen e tij Ushtruesit të Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svefçla, i cili sot përmes një konference për media kërkoi t’i përgjigjet atij rreth ardhjes së deputetit të Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacolli në Kosovë nga Zvicra.

Në një lidhje telefonike në emisionin Debat Plus, Thaçi ka thënë se vendndodhja e tij është në shtëpi, përcjell Gazeta Insajderi.

“Që prej çlirimit të Kosovës, deri dje kur kam dal dhe hyrë në Kosovë, kamë hyrë që 20 vjet. Sa i përket Kurtit dhe Sveçlës si kompani kriminale unë jam në shtëpi. Të mos krijojnë marrëzira, e të kërcënojnë as Pacollin. Lokacioni im është shtëpi, për Sveçlen, edhe për shefin e tij, dhe për ndërmarrjen e tyre kriminale”, ka thënë Thaçi.

Ushtruesi i Detyrës së Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Svecla ka kërkuar nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, Behgjet Pacollit, njëherësh edhe kryetari i Alenacës Kosova e Re (AKR), që të bëhet i “gjallë”.

Në një konferencë për media, Sveçla ka thënë që sa më shpejt të tregojë ku është ndryshe policia do të marr masa ndaj tij, përcjell Gazeta Insajderi.

“Ne i kërkojmë Presidentit të vendit që të përgjigjet se pse ka vendosur të bëjë tejkalimin e protokollit shtetëror, ndërkaq Behgjet Pacollit i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik në një moment të caktuar, Policia do të ndërmerr masa të parapara me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Sveçla. /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.