Syla: Dikur e kallën Kosovën me shkarku Jabllanoviqin, sot i kanë dhënë leje. Turp!

Në rrjetet sociale po qarkullon tashmë një dokument, leje kjo e lëshuar dje për ish-ministrin Aleksandër Jabllanoviq.

E njëjta leje i është dhënë atij nga Xhelal Sveçla, ushtrues detyre i Ministrit të Punëve të Brendshme. Një leje kjo speciale, e cila i shërben Jabllanoviqit të lëviz lirshëm në tërë territorin e Republikës së Kosovës, transmeton Indeksonline.

Në lidhje me këtë, ka reaguar deputeti i AAK-së, Gazmend Syla. Ai duke iu referuar partisë nga vjen Sveçla, VV-së, ka thënë se “dikur e kallën Kosovën me shkarku Jabllanoviqin, e sot i kanë dhënë leje me u shëtit në këtë Kosovën lirisht”.

Ky është postimi i plotë:

Dikur e kallen Kosovën me e shkarku Jabllanoviqin, e sot i paskan dhanë leje për me u shëtit në tërë Kosovën lirisht.
A keni ftyrë o njerëz?
Turpi ju mbuloft.
Këtë nuk ua kishte borxh ky popull.