09-07-2020

Kur do të hapen kafiteritë në Prishtinë – Ahmeti jep lajmin

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se janë duke e shqyrtuar mundësinë që të ndjekin modelin e kafiterive në Lituani, ku iu ofrohet më shumë hapësira.

Ai gjithashtu ka paralajmëruar që pritet që të hapen edhe disa parqe për rekreacione.

“Nëse hiqet karantina shpejt, do të kemi mundësinë që Policinë ta fokusojmë edhe në lagje. Ka disa parqe që mund të hapen në fazën e dytë, Gërminë, për rekreacion, ecje e vrapim. Pra, pas 18 majit”, ka thënë Ahmeti në Interaktiv.

E gjithashtu sipas tij edhe ndërtimtaria duhet të nisë punën se është shumë e rëndësishme.

“Po ashtu ndërtimtaria mund të fillojë ka fundi i fazës së parë. Jemi mësuar që më 1 maj të shkojmë në Gërmi, nuk duhet ta prishim në fund. Do ta bllokojmë rrugën, por kjo nuk do të duhej të ndodhte një gjë e tillë. E kam fjalën më shumë për qytetarët e Prishtinës. Kur, t’i shohim krejt këto probleme politike, mendoj se qytetarët kanë reaguar me një pjekuri shumë më të madhe se të partive politike”, ka thënë Ahmeti.

“Këto vendime merren nga MSH-ja dhe MEPTINIS-i. Tregtia me pakicë janë dyqanet e vogla. Shkojmë gradualisht me i hapë lokalet, por me rëndësi janë prodhimtaria dhe ndërtimtaria”.

Ai ka theksuar se, “jemi duke e shqyrtuar edhe atë që e ka bërë Lituania që të ketë hapësira më të mëdha për restorantet e kafiteritë që të ketë distancë ndërmjet tavolinave”.  /Insajderi.com

Asnjë koment

Comments are closed.