Presidenti Thaçi nuk do të dorëhiqet

Presidenti Hashim Thaçi nuk do të japë dorëheqje. Klan Kosova mëson nga burimet e saja se Thaçi këtë nuk do të bëjë në adresimin e paralajmëruar për sot në orën 20:00.

Dorëheqja e Thaçit është përmendur si opsion pas ngritjes së aktakuzës nga Gjykata Speciale ndaj tij dhe Kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli.

Ai ka vendosur që të mos dorëhiqet nga pozita që mban për ta sfiduar vendimin e Speciales.

Ndërkaq sonte në orn 20:00 ai nuk do të mbajë konferencë por që do të ketë një adresim me videomesazh.