Presidenti Trump i dërgon letër urimi Thaçit për Vitin e Ri 2020
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka pranuar një letër urimi për Vitin e Ri 2020 nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.
Në këtë letër, presidenti Trump uron presidentin Thaçi dhe popullin e Kosovës për festat e fundvitit.
Presidenti Thaçi e ka falënderuar presidentin Trump për urimin, duke ritheksuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aleati më i rëndësishëm strategjik i Kosovës.
![](https://i0.wp.com/indeksonline.net/wp-content/uploads/2020/01/81858012_553716572026147_926936925539926016_n-1024x848.jpg?resize=395%2C327&ssl=1)
Në ditët e kaluara, presidenti Thaçi ka pranuar shumë urime edhe nga liderë të ndryshëm botërorë./Indeksonline/