Presidentja Osmani: Pashkët personifikojnë dashurinë dhe sakrificën për njerëzimin
Presidentja, Vjosa Osmani i uron festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve katolik.
“Pashkët ringjallin shpresën për ditë më të mira, drejt një të ardhmeje me besim e shpresë, ndaj uroj që secila familje të rrethohet nga dashuria, paqja dhe gëzimi! Festa e Pashkëve shpërfaqë dashurinë, tolerancën dhe zemërgjerësinë, të cilat populli ynë i kultivon në vazhdimësi. Le të na sjellin Pashkët shpresë, mirësi e begati për mbarë kombin shqiptar! Gëzuar për shumë mot Pashkët!”, thuhet në urimin e presidentes.
Festa e Pashkëve, është kremtimi më i madh i kalendarit liturgjik të kishës katolike dhe të kishave të tjera të krishtera që kremtojnë ringjalljen e Jezusit, e cila ka ndodhur sipas Besëlidhjes së Re, tre ditë pas vdekjes së tij në kryq.