23-11-2024

Prezantohen bankënotat e reja 100 dhe 200 euroshe, këto janë detajet

Banka Qendrore Evropiane ka publikuar versionet e reja të bankënotave 100 dhe 200 euroshe.

Këto bankënota të reja, sipas BQE-së, janë më të sigurta dhe janë më të vështira për t’u falsifikuar. Gjenerata e dytë e bankënotave në Evropë u prezantua më 2013, transmeton Koha.net.

Bankënota 100 euroshe zë 23 për qind të sasisë së bankënotave euro që janë në qarkullim. Ato tash janë të madhësisë së njëjtë me bankënotën 50 euroshe.

Bankënotat e reja do të dalin në treg nga 28 maji.

Asnjë koment

Comments are closed.