Prishtinë: Del rezultati i analizave për gruan që dyshohej se ka coronavirus
Para disa orëve në QKUK është shtruar një grua me dyshimet se është e prekur nga coronavirusi.
Ndërkaq në këto momente burimet e GazetaBlic brenda QKUK-së, thonë se gruaja në fjalë, që i takon shtetësisë britaneze, nuk është e prekur nga ky virus pasiqë rezultati i analizave ka dalur negativ.
Zyrtarët e QKUK-së dhe Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pritet të dalin me njoftim zyrtar.