25-11-2024

Pritet që të lirohen masat anti-Covid në Kosovë

Javën e ardhshme pritet që të lirohen masat që janë vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Përmes një komunikate të Odës së Hotelerisë dhe Turizmit ka treguar se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.

Komunikata e plotë:

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit i ka shtyer të gjitha veprimet që ka pasur plan t’i vë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.

Përfaqësues nga OHT, me datë 18.5.2021 në ora 16:30 janë takuar me ministrin e Shëndetësisë z. Arben Vitia.

Qëllimi i takimit ishte bisedë rreth rishikimit të kërkesave të OHT ndaj masave antiCovid, duke i përfshirë kërkesat e të gjitha sektoreve që i përfaqëson OHT (salla të dasmave, pishina, estradë, dekore, dhe të gjitha sektoret tjera), me ç’rast u kërkua që sa më parë të dilet me një vendim të ri, dhe lehtësim të masave për këto sektore!

Sic e kemi cekur takimi ka shkuar shumë mirë, dhe biseda ka qenë në favor të përfaqësuesve tanë.

Z. Vitia ka kërkuar t’i ipet kohë deri me 26.5.2021 në ora 16:30, sepse sipas tij ishte duke pritur disa rezultate të hulumtimeve që janë duke u bërë në terren, dhe kjo ishte arsyeja që akoma nuk po marin një vendim pë lirimin e masave ndaj sektoreve që akoma qëndrojnë mbyllur.

Pra, kreu i OHT-së z. Sogojeva bashkë me kryesinë e shohin të rrugës që të shtyjnë të gjitha veprimet që kanë pasur plan t’i vëjnë në praktikë, për shkak se kanë marur shumë shpresë dhe premtime nga takimi me ministrin z. Vitia që do të lirohen masat për sektoret e mbyllura.

Kjo shtyerje do të jetë deri me datë 26.5.2021 në ora 17:00, me ç’rast ne atë kohë pritet të dalin rekomandimet nga takimi i OHT me ministrin z. Vitia.

Edhe pse kemi marrëdhënie shumë të mira me të gjitha organizatat dhe shoqatat e tjera si motra, nuk do të përkrahim asnjë iniciativë të ndërmarrë dhe do t’i qëndrojmë në fjalë z. Arben Vitia.

Kjo do të vlejë deri më datë 26.5.2021 në ora 17:00, dhe pastaj OHT do t’iu mbajë të informuar për çdo gjë! /Gazeta Express

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.