25-04-2024

Zafir Berisha zbulon nëse do të kandidojë për kryetar të Prizrenit

Ish-deputeti i Nismës, Zafir Berisha, në emisionin DPT te Fidani në T7, ka zbuluar nëse do të kandidojë për kryetar të Prizrenit.

Berisha ka thënë se kjo është kjo cështje do të finalizohet edhe formalisht brenda javëve të ardhshme, por ka kohë që kandidaturën e tij ka kohë që e ka shprehur.

“Por, javëve në vazhdim pritet që diçka e tillë të formalizohet edhe nga partia”, ka thënë Berisha.

Me Komunën e Prizrenit aktualisht qeveris Mytaher Haskuka i Lëvizjes Vetëvendosje.

Asnjë koment

Comments are closed.