17-05-2024

Prizren: 128 familje shqiptare do të bëhen me shtëpi të reja këtë 28 Nëntor nga “Jetimat e Ballkanit”

Kremtimi i këtij 28 Nëntori, njërës nga festat më të rëndësishme kombëtare, sivjet do të jetë më i veçantë dhe i paharruar për 128 familje shqiptare nga Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Ditës së shënuar historike, këto familje që jetojnë në gjendje sociale, do t’ia shtojnë edhe historinë e marrjes së çelësave të shtëpisë së re, ndërsa kjo do është paraparë të mbahet në Kryeqytetin historik të Kosovës, në Prizren.

Humanisti Halil Kastrati nga shoqata bamirëse  “Jetimat e Ballkanit” dhe ka njoftuar se shqiptarët  të bashkuar i bëjnë 128 familje të gëzuara.

“Jetimat e Ballkanit” mbush plot 10 vite aktivitet humanitar dhe për në kontekstin e jubileut do të dhurohen 100 shtëpi, derisa për nder të festes së Flamurit kombëtar dhurohen 28 shtëpi të tjera”, ka shkruar Kastrati, raporton “GazetaePrizrenit”.

Ai ka njoftuar se familjet përfituese janë  thuajse nga të gjitha komunat e Kosovës, pastaj të zonës  së Kukësit e Tropojës si dhe nga Shkupi.

Ndarja e çelësave do të bëhet pikërisht me rastin e 28 Nëntorit,  në një ceremoni që është paraparë të mbahet nga ora 13:00, në sallën  e sporteve “Sezai Surroi” në Prizren, në prani të shumë personaliteteve të artit, kulturës, sportit, politikes. Pjesëmarrës pritet të jenë edhe personalitete të ambasadave në Kosovë.

Kjo shoqatë edhe vitin e kaluar në një ceremoni më të vogël, ka të organizuar pikërisht me 28 Nëntor ka ndarë çelësat e banesave të reja për 28 familje të rajonit të Prizrenit./GazetaePrizrenit.net/

 

 

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.