26-04-2024

Prizren: 15 fëmijë erdhën në jetë brenda 24-orëshit

Në maternitetin e spitalit në Prizren, gjatë 24-orëve të fundit janë regjistruar 15 lindje, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Sa i përket gjinisë, kësaj radhe pothuajse bëhet fjalë për numër të barabartë, pasi 8 nga foshnjat janë vajza, ndërsa 7 djem.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.