24-11-2024

Prizren: 18 muaj burgim shoferit që nga pakujdesia për veturën, mbyti një fëmijë

Gjykata Themelore e Prizrenit ia ka caktuar 18 muaj burg të akuzuarit me iniciale I.B. për shkak se më 2017 nuk kishte treguar kundes ndaj veturës, të cilën nuk e kishte frenuar veturën, e që pastaj nga lëvizja kishte lënduar një fëmijë për vdekje, derisa një person tjetër e kishte bërë për spital, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Departamenti i Përgjithshëm Penal në kuadër të Gjykatës, ka bërë shpalljen e aktgjykimit dënues për veprën penale rrezikim i trafikut publik dhe se të akuzuarin  I.B. , gjykata e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me dënimin me burgim efektiv.

Në arsyetimin e aktgjykimit thuhet se me datën 02.03.2017, rreth orës 16:30 minuta në Prizren duke shkelur ligjin mbi trafikun publik, vepron në kundërshtim me nenin 92.5 e lidhur me nenin 150 të Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin rrugor dhe nga pakujdesia rrezikon trafikun publik, aq sa vënë në rrezik jetën e njerëzve dhe pasurinë, në atë mënyrë që me automjetin e tij të markës “Mercedes 124” ,në momentin e ndalimit të automjetit nuk i ndërmerr të gjitha masat e duhura që automjeti të mos lëviz dhe t’i shmanget ndonjë aksidenti, momentin kur del nga automjeti , ai fillon të lëviz mbrapa ku edhe e godet viktimën – fëmijën me iniciale H.Xh. , ku si pasojë pëson lëndime të rënda trupore, të njëjtën e dërgojnë në Spitalin Regjional në Prizren – Qendra Emergjente ku edhe ndërron jetë në ora 18:30 minuta.

Ndërsa të dëmtuarit me iniciale M.Xh. i shkakton lëndime të rënda trupore të konstatuara nga eksperti mjeko ligjor.

 

Asnjë koment

Comments are closed.