18-05-2024

Mbetje mortore e rroba ushtarake gjenden në Planejë të Hasit

Në fshatin Planejë të Prizrenit raportohet për gjetjen e mbetjeve mortore.

Policia ka njoftuar se një qytetar ka lajmëruar se ka gjetur në pyll mbetje mortore me rroba ushtarake të panjohura.

Njësitë policore janë në vendin e ngjarjes dhe pritet të dalin edhe njësiti për krime lufte.

Rasti është në procedim të mëtejmë.

Ndryshe Planeja, gjendet rrëze maleve të Pashtrikut dhe se gjatë luftës së fundit, në këtë fshat kanë lëvizur si pjesëtarë të UÇK-së ashtu edhe ata të ushtrisë e policisë serbe/GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.