17-05-2024

Krushë e Vogël, gjen kallashnikov në shtëpinë e vëllait të vdekur

Në fshatin Krushë të Vogël të Prizrenit është gjetur një armë kallashnikov. Një person ka raportuar në polici se armën e kishte gjetur duke punuar.

Policia ka sqaruar se dëshmitari ka njoftuar se gjatë punimeve në shtëpinë e vëllait të tij të ndjerë ka gjetur një armë për të cilën ka njoftuar menjëherë policinë.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ka konfiskuar një kallashnikovë me 15 fishekë.

Policia në raportin 24 orësh nuk ka dhënë më shumë detaje rreth këtij rasti.

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.