18-05-2024

Prizren: 20 familje skamnore ndihmohen me dru për ngrohje

Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren përmes degës së Shoqatës Humanitare “Bereqeti” ka bërë shpërndarjen e 60 m3 dru Ahu për familjet në nevojë.

Me këtë rast përfitues me nga 3 m3 janë 20 familje.

KBI në Prizren i falënderon të gjithë bamirësit për ndihmën e ofruar familjeve në nevojë.

Shoqata Humanitare “Bereqeti” dega në Prizren i fton të gjithë të interesuarit për bashkëpunim që tua lehtësojmë familjeve nevojtare zgjidhjen e problemit për ngrohje gjatë dimrit, njofton koordinatori i Shoqatës, Kurtish Hoxhaj./tvpz

Asnjë koment

Comments are closed.