Prizren: 26 vjet nga djegia e Muzeut të Lidhjes Shqiptare, asnjë i akuzuar ( foto )
Sot, 26 vjet më parë u dogj Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kjo ndodhi në kohën kur rajoni i Prizrenit po përjetonte terror nga forcat serbe, të cilat ishin egërsuar edhe më shumë pas fillimit të intervenimit ushtarak nga NATO ndaj forcave të Millosheviqit, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Mbrëmjen e 27 marsit 1999, kriminelët serbë dogjën Muzeun e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke kryer aktin e qëllimshëm e makabër ndaj trashëgimisë sonë.
Portali “Gazeta e Prizrenit” parvjet e botoi një shkrim kushtuar kësaj ngjarjeje, të cilin mund ta lexoni në linkun: