Pas disa ankesave të qytetarëve dhe bizneseve kundër lypsarëve të bezdisshëm që frekuentonin rrugët dhe sheshet e qytetit, sot është zbatuar një plan veprimi në rrugën “Mon Karavidaj” dhe “Meleq Begu” duke vazhduar dhe në Shatërvan e gjetiu.
Sipas policisë, në këtë plan kanë qenë të përfshirë: Sektori i hetimeve; zyrtarë patrullues, Zyra për Migrim dhe Gjykata themelore. Janë shoqëruar për në stacion policor 32 persona.
26 prej tyre janë kthyer në Shqipëri për shkak të mungesës së dokumentacionit për qëndrim legal në Prizren. Në mesin e tyre është identifikuar edhe një i dyshuar i cili po kërkohej nga policia për një rast të vjedhjes.