01-05-2024

Malishevë: Përmes dyerve të hapura, Qendra e Kompetencës prezanton sukseset

Qendra e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, sot ka mbajtur aktivitetin e tyre tradicional “Dyert e hapura”, ku janë prezantuar të arriturat e nxënësve, në të gjitha drejtimet profesionale të kësaj qendre të arsimit profesional. Në këtë aktivitet mori pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Malishevës, Hajdin Berisha, i cili është njoftuar me punën dhe të arriturat e nxënësve.
“Të arriturat e nxënësve të kësaj qendre shkollore, ishin të jashtëzakonshme dhe jam i impresionuar me këto prezantime, pasi në mënyrë praktike, vet nxënësit i prezantuan të gjitha ato që i kanë mësuar dhe që janë profesionalizuar në drejtimet e tyre. Kjo është ajo për çka angazhohemi ne, që nxënësi të jetë i përgatitur profesionalisht në drejtimin e përcaktuar”, tha ai.
Përndryshe, “dyert e hapura”, është një aktivitet tradicional i Qendrës së Kompetencës “Kujtim Krasniqi”, dhe sikur viteve tjera, edhe këtë vit, nxënësit i kanë prezantuar njohuritë e tyre në drejtimet përkatëse.

Asnjë koment

Comments are closed.