19-05-2024

Prizren: 350 ndalesa të patentë shoferëve vitin e kaluar

Përmes një kokteji të organizuar, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka prezantuar raportin vjetor për vitin 2019, duke e vlerësuar si më të suksesshmin gjatë 10 viteve të fundit.

Drejtori i DRP-së në Prizren, Faton Alija, para përfaqësuesve të institucioneve të ndryshme ka thënë se , planifikimet dhe objektivat për vitin që e lam pas janë realizuar me sukses, madje duke i tejkaluar në shumë fusha ka theksuar ai.

Ai ka njoftuar se gjatë vitit 2019 ka patur rënie të veprave penale me vitin paraprak rreth 20 %, të grabitjeve 45 %, janë regjistruar 4 vrasje, janë konfiskuar 160 armë, zbulueshëmëria ka qenë 72 %, realizim i urdhëresave rreth 4 mijë.

Drejtori Alija ka njoftuar se numri i aksidenteve me fatalitet ka qenë 9 me 13 persona të vdekur, ndërsa janë shqiptuar 62 mijë e 997 tiketa kundërvajtëse në komunikacion ( 17.30 % rritje) si dhe 350 ndalesa për patent shoferë.

Kryetari i komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, ka falënderuar për bashkëpunimin që kanë patur institucionet komunale dhe policia, duke shprehur besim se vitin në vijim ky bashkëpunim do të jetë edhe më i frytshëm në shërbim të qytetarëve. Në fund, janë shpërndarë mirënjohje për njësitë dhe policët më të dalluar, të cilët me angazhimet e tyre në përmbushjen e obligimeve profesionale kanë treguar rezultate të larta gjatë vitit 2019-të. /tvprizreni

Asnjë koment

Comments are closed.