Prizren: 47 persona arrestohen me urdhëresa të gjykatave për vepra të ndryshme penale
Drejtoria Rajonale e policisë në Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore 16-20 tetor 2023 ka realizuar 47 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Drejtoria Rajonale e Policisë ne Prizren do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës, njoftoi Policia.
“Me ketë rast policia rajonale në Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ ose për mes numrit të te; telefonit 192 “, thuhet në njoftim./ Gazeta e Prizrenit.