25-11-2024

Prizren: 49 fëmijë erdhën në jetë gjatë javës që shkoi

Në maternitetin e spitalit “Prim. Dr. Daut Mustafa” Prizren, gjatë javës që shkoi janë regjistruar 49 lindje, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Sa i përket gjinisë kësaj radhe dominojnë femrat. Numri i tyre është 31 apo 13 më shumë se sa i djemve.

Por, derisa mund të sigurojmë shënime për rastet e lindjeve, në Komunën e Prizrenit mungojnë shënimet zyrtare për rastet e vdekjeve gjatë një dite, si dhe largimit apo lëvizjes së qytetarëve. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.