Prizren: 5 aktakuza kundër 7 personave 24 orët e fundit
Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 49 aktakuza, kundër 56 personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 24 persona të dyshuar, tranmseton Gazeta e Prizrenit.
Gjithashtu janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër 3 personave të dyshuar dhe 1 kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak, kundër 1 personi të dyshuar.
Prokuroria Themelore në Prizren, ka ndaluar 3 persona për 48 orë, ka bërë 1 kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit për 1 person dhe ka ngritur 5 aktakuza kundër 7 personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Lexo edhe:
Skandalet në arsimin prizrenas, ish-zv.drejtorët e shkollave marrin paga pa punuar