27-04-2024

Prizren: 54-vjeçari që e zuri traktori duke punuar tokën është N. Hasani

Një ngjarje e rëndë ndodhi të dielën në fshatin Randobravë, ku një person humbi jetën tragjikisht pasi u rrokullis me traktor, derisa po punonte tokën. Mësohet se fjala është për Nezir H. Hasanin, 54-vjeçar.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia rajonale në Prizren, ndërkohë që edhe familja ka njoftuar për vdekjen e tij.

“Me date 09.10.2022 ndërroi jete babai Nezir Hasani. Ceremonia e varrimit behet me 10.10.2022 ne ora 16:00 ne fshatin Randobravë.” /G.S

Asnjë koment

Comments are closed.