Prizren: Aksioni i anti*dr0g*es – sekuestrohet kok*ainë dhe ar*më zjarri në një “Mobishop”, bastisje edhe në servis e “fast food”
Një operacion i suksesshëm i antidroges është zhvilluar në Prizren, ku policia ka ndërhyrë në disa lokacione të dyshuara për aktivitet të kundërligjshëm, mëson ekskluzivisht Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes së sotme, kur njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës kanë realizuar bastisje në një “Mobishop”, një servis teknik te telefonave dhe një lokal të ushqimit të shpejtë, pas dyshimeve për shpërndarje të narkotikëve.
Gjatë kontrollit, sipas informacioneve, janë gjetur dhe sekuestruar mbi 300 gram kokainë, si dhe një armë zjarri, që dyshohet se janë përdorur në kuadër të kësaj veprimtarie.
Burime të besueshme, bëjnë të ditur se operacioni është zhvilluar në mënyrë të koordinuar dhe janë siguruar prova materiale që lidhen me rastin.
Nuk përjashtohet mundësia që aksioni të zgjerohet edhe në lokacione të tjera, ndërsa hetimet janë duke vazhduar për identifikimin edhe të personave tjerë të përfshirë.

Rasti është në trajtim nga njësitë përkatëse dhe priten veprime të mëtejshme nga organet e drejtësisë.


