Prizren: Aksioni i inspektimit nga Policia dhe ministri Zemaj mbrëmë edhe në Shadërvan
Numri i rasteve me Covid-19 është në rritje e sipër por është intensifikuar edhe monitorimi i gjendjes nga afër i ministrit të Shëndetësisë Armend Zemajt, Policisë së Kosovës dhe Inspektoriatit.

Mbrëmjen që shkoi ata kanë dalë për të parë nese po respektohen masat kundër koronavirusit, shkruan Indeksonline.

Në disa fotogafi të siguruara nga Indeksonline shihet se Zemaj, Policia dhe Inspektoriati kanë dalë për aksion në Prizren.

Kujtojmë se dy masat kryesore të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e Covid19 janë bartja e maskës dhe mbajtja e distancës 2 metra.
E siç duket kjo e fundit nuk u respektua aspak në lokalet e Prizrenit./IndeksOnline/
