Sektori i hetimeve rajonale në Prizren, gjatë një aktiviteti të realizuar në rajonin e Prizrenit së bashku më Inspektorët Komunalë dhe në zbatim të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prizren kanë kryer kontrolle në disa lokacione me qëllim parandalimin dhe zbulimin e organizimit të paligjshëm të skemave piramidale dhe bixhozit.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se me këtë rast ka sekuestruar dëshmi dhe ka ndaluar 5 persona.
Mjetet e sekuestruara janë:
Tri kuti me 1561 zhetonë të lojës “poker”, 2 fletore për lojën “poker”, 2 llap-top kompjuterë, 3 shtëpiza për kompjuterë, 1 diviar, 6 telefona, 1 printer, 16 tiketa të bastorëve dhe 1 cigare të dyshuar me marihuanë.
Lokalet e dyshuara dhe të kontrolluara janë mbyllur nga Inspektorët Komunalë ndërsa me aktvendim të prokurorit të shtetit janë ndaluar në mbajtje për 48 orë personat S. K. i lindur në vitin 1976, R. R. i lindur në vitin 1994, D. K. i lindur në vitin 1994, F. B. i lindur në vitin 1986 dhe Sh. M. i lindur në vitin 1987. Hetime Rajonale do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me aktivitete të tilla më qëllim parandalimin e dukurive negative në rajonin e Prizrenit dhe më gjerë./GazetaePrizrenit.net