19-05-2024

UPZ mban konferencën shkencore kushtuar prof. Abdullah Zymberit

Në amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik të UPZ “ Ukshin Hoti”, të premtën është mbajtur konferencë shkencore kushtuar jetës dhe veprës së prof. dr Abdullah Zymberi, në dy vjetorin e ndarjes së tij nga jeta.

Familjarë, miq, bashkëpunëtorë, studentë dhe të ftuar të tjerë, ishin të pranishëm në këtë konferencë shkencore, kushtuar prof. Abdullah Zymberit, organizuar nga dekanati i Fakultetit Filologjik të institucionit më të lartë arsimor në Prizren.

Rektori i Universitetit, Ismet Temaj, tha se profesor Zymberi gjatë gjithë jetës së tij, ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në fuqizimin e gjuhës shqipe. Ndërkaq, dekani i Fakultetit Filologjik, Ragip Gjoshi, tha se profesor Zymberi ka qenë studiues i madh i cili me punën e vet shkencore në disa fusha të gjuhësisë shqiptare ka hapur shtigje për albanologët e rinj që ta fuqizojnë më tepër gjuhën shqipe.

Kryetari i këshillit organizativ të kësaj konference, Xhafer Beqiraj, përveç leximit të biografisë së profesorit të dnjerë, Abdullah Zymberi, tha se ai ishte përfaqësues i brezit më të ndritur shkencëtarësh të cilët vendosen themelet e gjuhës shqipe në vendin tonë.

Në emër të familjes Zymberi, organizatorët ka falënderuar për këtë ngjarje e bija e profesorit, Arbënora, e cila në mes tjerash tha se ai ishte tejet i përkushtuar edhe në arsimimin e femrës shqiptare në Kosovë. Pas fjalimeve, konferenca i ka zhvilluar punimet e saj me aktivitetet e parapara ku për temë kishte “ Ndihmesa shkencore e profesor Abdullah Zymberi”, dhe “ Gjendja e studimit të shqipes sot”./tv prizreni/

Asnjë koment

Comments are closed.