Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetetetë (68) aktakuza kundër shtatëdhjeteshtatë (77) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, transmeton Gazeta e Prizrenit.
Po ashtu janë ndaluar për 48 orë dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit të nëntë (9) personave.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona për dy vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).
Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur tetëmbëdhjetë (18) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net