05-05-2024

Prizren: Arrestohet një person pasi tentoi të paguante me dy kartmonedha 500 euro false

Në stacionin policor  të Prizrenit  është shoqëruar një i dyshuar Kosovar, pasi kishte tentuar të kryej pagesë me dy kartëmonedha nga 500 euro, të cilat dyshohen të jenë të falsifikuara.

Rasti ka ndodhur dje në Prizren, rreth orës 19:00, në rrugën “Reshat Karjagdiu”, transmeton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, kartëmonedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

 

 

 

 

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.