Prokurori i Shtetit njofton se gjatë 24 orëve të fundit janë ngritur 12 aktakuza kundër 12 personave, për vepra të ndryshme penale në Prizren.
Kështu Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Sulmi”.
Ndërsa, nga kjo Prokurori janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave, për vepra të ndryshme penale, të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). /GazetaePrizrenit.net/