18-04-2024

I riu nga Suhareka lëshon Kosovën: Në vitin 1999 u ktheva nga Zvicra, në 2019 po largohem

Një i ri nga Suhareka ka vendosur që të largohet nga Kosova, ani pse në vitin 1999 familja e tij ishte kthyer nga Zvicra, për ti shërbyer vendit.

I riu, Premtim Kolgeci nga Suhareka ka postuar dy fotografi në rrjetin social Facebook, duke treguar se njëra është bërë kur ka qenë i vogël dhe ka qenë viti 1999 kur është kthyer nga Zvicra me familje, ndërsa fotografia tjetër është e shkrepur në vitin 2019 derisa largohej nga Kosova.

“Kosova ishte viti 1999 kur familja ime vendosi të kthehet prapë në Kosovë nga Zvicra, ku çdo gjë ishte e shkatërruar, shtëpisë tonë edhe tullat e bllokat ishin bërë hi, ajri dhe toka e helmuar nga pushtuesi Serb e lodrat e mija të gjitha të djegura por dëshira ishte e madhe të kthemi në Kosovë dhe u kthyem, ndërtuam prape shtëpinë nga zero dhe u rritëm dhe u shkolluam”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka treguar edhe arsyet se pse po e lëshon Kosovën.“Kosovë nuk u largova prej teje, u largova prej sistemit të instaluar në Kosovë, u largova prej atij sistemit që i drejti dënohet, krimineli dekorohet, mjekësia është biznes e gjykatat të privatizuar e arsimi i politizuar”, është shprehur në shkrimin e tij ky i ri nga Suhareka, shkruan Reporteri.net.

Asnjë koment

Comments are closed.