30-04-2024

Prizren: Aktakuzë kundër 14 personave

Prokurori i Shtetit ka njoftuar se nga prokuroritë themelore janë ngritur 56 aktakuza kundër 62 personave, për vepra të ndryshme penale. Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar 7 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 5 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj 6 personave të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër katërmbëdhjetë (14) personave, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, me propozim që masa e paraburgimit të mbahet në institucionin e kujdesit shëndetësor, ndaj një (1) personi dhe ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave

Asnjë koment

Comments are closed.