Prokurori i Shtetit ka njoftuar se për një ditë në vend janë ngritur 79 aktakuza ndaj 89 personave, raporton Gazeta e Prizrenit.
Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur po ashtu se janë ndaluar 11 persona të dyshuar dhe janë paraqitur 3 kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër 3 personave të dyshuar.
Prokurori i Shtetit ju njofton se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetenëntë (79) aktakuza, kundër tetëdhjetenëntë (89) personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar dhe janë paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër tre (3) personave të dyshuar.
Sa i përket Prizrenit, Prokuroria Themelore ka ndaluar një (1) person për 48 orë dhe ka ngritur nëntë (9) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).