Prizren: Aktakuzë kundër katër personave
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit, nga Prokuroritë
Themelore janë ngritur pesëdhjetepesë (55) aktakuza kundër shtatëdhjetekatër (74) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe pranë gjykatave kompetente janë parashtruar gjashtë (6) kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj nëntë (9) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një (1) person të dyshuar, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit kundër pesë (5) personave, në dy raste të ndara.
Nga kjo prokurori janë ngritur tri (3) aktakuza kundër katër (4) personave, për
vepra të ndryshme penale.
LEXO edhe: