23-11-2024

Prizren: Aktakuzë ndaj 6 personave dhe një urdhërkontrollë për narkotikë në një shtëpi

Prizren: Aktakuzë ndaj 6 personave dhe një urdhërkontrollë për narkotikë në një shtëp

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), raporton Gazeta e Prizrenit.

Po ashtu, kjo prokurori ka paraqitur kërkesë për sekuestrim pranë Gjykatës Themelore në Prizren, nën dyshimin se një (1) person i dyshuar, me banim në rrugën “Tahir Gashi” në Prizren, është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” sipas KPRK-së.

Me urdhër të prokurorit dhe me pëlqimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, është bërë kontroll në shtëpinë e të dyshuarit në Prizren, si dhe gjatë kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

Një (1) filtër i zbrazët i cigares dhe një lule e substancës së dyshuar narkotike me peshë 0.21 gram;

Tetëdhjetë (80) qese të vogla; Një (1) qese e mbushur me substancë të dyshuar për narkotikë me peshë 18.98 gram;

Pesë (5) qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike me peshe 5.23 gram. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.